Sport

Prishtina merr kreun me fitoren kundër Besës

Prishtina ka mposhtur Besën me rezultat 4 me 0 për të marrë kreun e Superligës.

Golat për kryeqytetasit i realizuan Makenda, Ahmed Januzi dhe me dy gola Ergyn Ahmeti.

Me këtë fitore Prishtina ka 21 pikë në pozitën e parë, derisa Llapi në pozitën e dytë me 20 pikë.

Në ndeshjen tjetër Vëllaznia dhe Gjilani barazuan pa gola.