Sport

Higuain mbetet jashtë grumbullimit me Argjentinën

Argjentina e ka lënë përsëri jashtë skuadrës sulmuesin e Juventus-it, Gonzalo Higuain.

‘Albiçelestët’ do të takohen me Rusinë në një miqësore më 10 nëntor, por 29 vjeçari nuk do të jetë pjesë skuadrës së Jorge Sampaolit.

Megjithatë, Sampaoli nuk e ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes së ‘El Pipitas’ në botërorin e vitit të ardhshëm që mbahet në Rusi.

“Gonzalo është një lojtar që e njoh mirë, dhe nuk ka asgjë për të më vërtetuar mua. Ne duhet të shikojmë të gjitha mundësitë, nëse ai do jetë pjesë e skuadrës për në Kupën e Botës apo jo”, ka thënë Sampaoli.

Skuadra e Argjentinës për ndeshjen ndaj Rusisë: Romero, Guzman, Marchesin; Marchesin, Fazio, Mercado, Otamendi, Pezzella; Salvio, Biglia, Banega, Acuna, Paredes, Emiliano Rigoni, Kranevitter, Papu, Perotti; Messi, Aguero, Icardi, Di Maria, Dybala.