Vieira po lë gjurmë në New York

Vieira po lë gjurmë në New York

21 tetor 2017 14:33

Pa pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, për herë të parë pas 21 vjetësh, pozicionimi në pozitën e gjashtë në Premier League dhe me yjtë si Alexis Sanchez e Mesut Oezil, të cilëve do t'u skadojnë kontratat në fund të këtij edicioni, shumë nga ish-lojtarët e Arsenalit insistojnë se ka ardhur koha që Arsene Wenger të largohet nga posti i trajnerit.

Përderisa thirrjet për largimin e Wengerit po vijnë nga të gjitha anët, një prej lojtarëve më të mirë të Arsenalit mbetet besnik ndaj ish-trajnerit të tij. Patrick Vieira ka luajtur tek Arsenali për nëntë vjet (1996-2005), duke triumfuar tri herë në Premier League, katër herë në FA Cup dhe ka bartur shiritin e kapitenit për një kohë të gjatë, shkruan sot Koha Ditore.

Arsenali nuk ka fituar titull prej se Vieira është larguar nga klubi, por ish-mesfushori vazhdon të besojë verbërisht në njeriun që e pati transferuar në Londër, Wengerin. Ai thotë se e ka parasysh faktin që Arsenali po kalon nëpër një periudhë të vështirë, por i jep mbështetje të fuqishme trajnerit francez që është në krye të londinezëve prej vitit 1996.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme