Reali siguron një tjetër lojtar të ri nga Brazili

Reali siguron një tjetër lojtar të ri nga Brazili

21 tetor 2017 13:20

Pas transferimit të Vinicius Juniorit, skuadra e Real Madridit ka siguruar edhe shërbimet e bashkëlojtarit të tij te përfaqësuesja U-17 e Brazilit, Alan. Mediumet spanjolle kanë raportuar të premten se Real Madridi tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën e Palmeirasit, së cilës pritet t'i paguajë 50 milionë euro dëmshpërblim.

Muaj më parë, Reali siguroi edhe shërbimet e Viniciusit që i kushtuan hiç më pak se 45 milionë euro. Si Vinicius ashtu edhe Alan, do t'i bashkohen Real Madridit vitin tjetër kur të mbushin nga 18 vjet dhe do të aktivizohen në ekipin B, shkruan sot Koha Ditore.

Alan 17-vjeçar, po shkëlqen në botërorin U-17 që po mbahet në Indi, duke u treguar lider i Brazilit që tashmë është kualifikuar në çerekfinale. Alan luan mesfushor organizator dhe në Brazil llogaritet si lojtari i ri më perspektiv...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme