Kampioni merr një pikë në përballje me Dritën Foto: Ilustrim

Kampioni merr një pikë në përballje me Dritën

20 tetor 2017 15:58

Kampioni i Kosovës në futboll, Trepça ’89 ka siguruar një pikë në derbin e zhvilluar kundër Dritës.

’89 ka mundur të kthehet nga Gjilani me pikë të plota, por hero i Dritës në këtë takim ishte portieri Leutrim Rexhepi, i cili priti një penallti në minutën e 89.

Florent Hasani kaloi mitrovicasit në epërsi ndërsa golin e barazimit për Dritën e shënoi Chibuze.

Drita me këtë pikë është në pozitën e pestë, derisa ’89 në pozitën e gjashtë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme