Sport

Conte: Lojtarët sivjet po stërviten më pak

Kryetrajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka pohuar se lojtarët e tij nuk janë duke u stërvitur ashtu siç bënin gjatë sezonit të kaluar.

Mediat angleze kanë raportuar se një numër lojtarësh janë të pakënaqur me metodat e Contes në kohën kur Chelsea rregullisht ka luajtur ndeshje çdo tre apo katër ditë.

Conte ka mohuar këto raportime duke thënë se metodat e tij janë të njëjta, por ka shtuar se lojtarët janë duke u stërvitur 70 për qind më pak se sezonin e kaluar.

“Metodat e mia janë të njëjta si në sezonin e kaluar kur ne fituam ligën. Sinqerisht ne jemi duke punuar 70 për qind më pak se sezonin e kaluar, ndoshta për këtë jemi në telashe”, ka thënë Conte.