Për Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, sfida Skënderbeu – Partizani i Beogradit, përtej rezultatit që mund të kishte qenë edhe më favorizues për skuadrën e Dajës, ishte tregues i emancipimit dhe mentalitetit të shqiptarëve në organizimin e ndeshjeve të futbollit.
“Shqipëria ka dhënë prova se di të organizojë edhe ndeshje të një risku të lartë. Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit e vërtetoi më së miri këtë. Nuk kisha ndonjë merak se mund të ndodhte ndonjë gjë, por kisha shumë dëshirë që Skënderbeu të fitonte. Ishte një ndeshje shumë e bukur dhe ne të gjithë duhet ta komplimentojmë Skënderbeun që po na përfaqëson denjësisht në Europa League”, siton Shqip Dukën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuka theksoi më tej se e gjithë Shqipëria është me Skënderbeun në Europa League, si përfaqësuesi më i denjë i futbollit tonë.
“Të gjithë shqiptarët janë tifozë të futbollit dhe përderisa Skënderbeu po na përfaqëson në ndeshjet europiane, pa dyshim që do ta mbështesin. Nuk ka dyshim që gjëja më e mirë që ka Shqipëria është futbolli.”