Sport

Neymar: Do ta mësoj Mbappen ashtu siç më mësoi Messi mua

Futbollisti brazilian është i lumtur me partnerin e ri të tij në sulm.

Neymar këtë verë iu bashkua Paris Saint-Germainit nga Barcelona për 222 milionë euro, ashtu si Kylian Mbappe që la Monacon për t’u transferuar në kryeqytetin francez.

Tani këta dy lojtarë së bashku me Cavanin përbëjnë njërën prej tresheve më të frikshme të sulmit në Evropë, transmeton KosovaPress.

Neymar thotë se i pëlqen të luajë përkrah Mbappes dhe është i gatshëm ta ndihmojë atë, njëjtë sikurse që kishte vepruar Lionel Messi me brazilianin, kur ky i fundit i ishte bashkuar Barcelonës.

“Dua të veproj me Mbappen ashtu siç bëri Messi me mua”, ka thënë Neymar.

“Do ta ndihmoj, pasi e kam edhe mik shumë të mirë”, ka theksuar braziliani.