Sport

Barça gjen pasardhësin e Piques

Barcelona raportohet se tashmë ka gjetur pasardhësin e mbrojtësit, Gerrard Pique.

Klubi spanjoll ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Light që ka shkëlqyer sezonin e kaluar.

18-vjeçari debutoi në ekipin e parë gjatë sezonit të kaluar dhe së bashku me Dainson Sanchez shkëlqyen te Ajaxi, duke arritur finalen e Ligës së Europës.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Barcelona e sheh të riun si zëvendësues afatgjatë të Gerard Piques dhe transferimin e të riut synojnë ta realizojnë gjatë verës së ardhshme.

Image