Sport

Kosova s'luan, por është kyç në përballjen shqiptaro-serbe

Kosova nuk luan të enjten mbrëma (sonte) në Elbasan. Në fushën e stadiumit "Elbasan Arena" nuk do të vrapojnë as lojtarët e ndonjë skuadre kosovare të futbollit.

Por Kosova është shumë e përfshirë në ndeshjen ndërmjet Skënderbeut të Korçës dhe Partizanit të Beogradit, që nis në orën 21:05 dhe i takon xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Evropës - Grupi B, transmeton Koha Ditore.

Shumë interes pritet të ngjallë kjo ndeshje te tifozët e futbollit në Kosovë, për shkak të së kaluarës dhe lidhjeve të vendit.

Skënderbeu, ekipi me të cilin janë mburrur shqiptarët në vitet e fundit, ka shumë tifozë në Kosovë e po ashtu në përbërje plot lojtarë nga Kosova.

Partizani është një prej dy klubeve më të mëdha serbe dhe provokimet e serbëve për Kosovën nuk munguan as para kësaj ndeshjeje. Në të kaluarën, sidomos në vitet e tetëdhjeta, Partizani kishte shumë tifozë në mesin e shqiptarëve të Kosovës, por kjo tashmë ka ndryshuar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.