Hazard lavdëron Romën pas barazimit në “Champions”

Hazard lavdëron Romën pas barazimit në “Champions”

18 tetor 2017 23:22

Eden Hazard ka lavdëruar Romën pas paraqitjes 3 me 3 në Ligën e Kampionëve.

Ylli i Chelseat ka deklaruar se Roma ka qenë shumë rival i vështirë në xhiron e tretë të Grupit C.

Chelsea ishte duke udhëhequr 2 me 0, por Roma arriti të përmbyste rezultatin duke kaluar në epërsi deri në 15 minutat e fundit, kur Hazard me golin e dytë personal të barazonte gjithçka.

“Ishte ndeshje e mirë dhe rezultat i mirë për dy ekipet. Është dashur të fitonim sepse kur jemi në epërsi në pjesën e parë në shtëpi, duhet të fitosh”, ka thënë belgu pas takimit.

Chelsea prin me shtatë pikë, Roma është e dyta me pesë, ndërsa Atletico e treta me dy pikë. Qarabag është i fundit me një pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme