Xhaka gol e asist në fitoren e Baselit, Unitedi triumfon në Portugali

Xhaka gol e asist në fitoren e Baselit, Unitedi triumfon në Portugali

18 tetor 2017 22:40

Mesfushori shqiptar Taulant Xhaka ka kontribuar me një gol dhe një asist në fitoren 0 me 2 të skuadrës së tij ndaj CSKA Moskës në Rusi.

Xhaka realizoi në minutën e 29-të golin e parë, ndërsa asistoi për Oberlinin në minutën e fundit.

Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Manchester United triumfoi 0 me 1 ndaj Benficës në Portugali. Golin e vetëm e shënoi Marcus Rashford.

Unitedi prin me nëntë pikë, ndërsa Baseli është i dyti me gjashtë. CSKA Moska ka tri pikë, ndërsa Benfica s’ka pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme