Sport

Rikthehet gjyqtari Gashi, i dënuar për skandalin për trukim

Gjyqtari i futbollit, Bajram Gashi i cili ishte i përfshirë në skandalin e publikuar në muajin prill, është rikthyer në fushë dhe e ka drejtuar ndeshjen e rrethit të parë të Kosovës së Kosovës në futboll, ndërmjet Arbërisë dhe Grykës, ndeshje e cila u mbyll 1:1 pas 120 minutave, kurse pas penalltive fitore shënoi Arbëria.

Në një video-incizim, gjatë muajit prill, gjyqtari Gashi, së bashku me gjyqtarin tjetër Edmond Zeqiri, trajnerin Ismet Munishi dhe vëzhguesin e FFK-së Ali Ajeti, bisedonin për një ndeshje të kurdisur në Superligë.