Sport

Kelmendi afër rikthimit

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka përfunduar rehabilitimin pas lëndimit që pësoi në Botërorin e xhudos.

Kampionia olimpike që ishte operuar muajin e shkuar, sipas trajnerit Driton Kuka, tani është më mirë dhe po i afrohet kthimit në gara.

“Sot përfundoi rehabilitimi njëmujor në Slloveni nën përkujdesjen e Dr. Mit Braçiç dhe Majlinda po ndihet mirë dhe sigurt drejt kthimit në arena sportive! Falënderojmë KOK që mbuloi shpenzimet e terapisë gjatë qëndrimit, nesër udhëtojmë në Zagreb në përkrahje të junioreve tona e mandej në vendlindje”, ka shkruar Kuka në Facebook.