Cavani: S’ka nevojë të jem mik i bashkëlojtarëve

Cavani: S’ka nevojë të jem mik i bashkëlojtarëve

18 tetor 2017 18:39

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani, ka deklaruar se nuk ka nevojë të jetë mik i bashkëlojtarëve.

Cavani dhe ylli i PSG-së, Neymar, u përplasën më 17 shtator në ndeshjen ndaj Lyonit, kur Cavani refuzoi t’ia linte Neymarit të gjuante penaltinë duke rritur spekulimet për prishje të raporteve mes tyre.

Dy sulmuesit kanë qenë në formë të shkëlqyeshme për PSG sivjet duke i mundësuar klubit të ikë në tabelën e Ligue 1 me gjashtë pikë para të dytit pas nëntë ndeshjeve.

“Kultura ime e futbollit është më e ndryshe. Për mua, ajo që ndodh në zhveshtore qëndron aty. Ka njerëz që duan të flasin shumë dhe të thonë gjëra e të shpikin ato që nuk kanë ndodhur fare. Nuk duhet të jemi të gjithë miq apo si familje. Ne duhet të jemi profesionistë në fushë. Është e domosdoshme të respektosh kolegët e tu dhe të japësh 100 për qind nga vetja”, ka thënë Cavani.

PSG të mërkurën luan me Anderlechti në Ligën e Kampionëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme