FSHF konfirmon kundërshtarin e Shqipërisë në miqësoren e nëntorit

FSHF konfirmon kundërshtarin e Shqipërisë në miqësoren e nëntorit

18 tetor 2017 15:31

Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon zyrtarisht kundërshtarin për miqësoren e nëntorit për ekipin kombëtar.

Shqipëria do të luajë ndeshjen miqësore me ekipin kombëtar të Turqisë në Antalia, më 13 nëntor, bën të ditur FSHF, transmeton Koha.net.

Duke ju përmbajtur edhe kërkesave të trajnerit Christian Panucci për të pasur vetëm një ndeshje miqësore në këtë periudhë, u arrit edhe marrëveshja përkatëse. Tashmë mes dy federatave është gjetur akordi përfundimtar dhe zyrtarisht FSHF konfirmon zhvillimin e miqësores me skuadrën përfaqësuesen të Turqisë.

Shqipëria kthehet të luajë përsëri pas disa vitesh një miqësore me kombëtaren e Turqisë. Ballafaqimet zyrtare me Turqinë i përkasin vitit 2005, në eleminatoret për Kampionatin Botëror. Në ballafaqimet mes dy skuadrave, Shqipëria dhe Turqia janë ndeshur 9 herë së bashku, me bilancin 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme