Sport

Zidane e quan rezultat normal barazimin me Tottenhamin

Descriptive Text

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk i ka dhënë rëndësi të madhe barazimit 1 me 1 me Tottenham Hotspurin në Bernabeu të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Londinezët kaluan në epërsi me autogolin e Raphael Varanes, derisa Reali barazoi me golin e realizuar nga Ronaldo.

“Ky është një rezultat normal. Luajtëm ndaj një ekipi të mirë”, ka thënë Zidane.

“Tottenhami luajti mirë dhe tani ne duhet që të fitojmë në Wembley. Shënuam gol dhe pas këtij momenti ishim më të mirë, është e vështirë për ta pranuar, por ne nuk mund ta ndryshojmë këtë gjë”.