Të hënën mbrëma Empoli, si i treti në renditje, luajti si mysafir i Virtus Entellas që zinte vendin e 14-të. Empoli fitoi 3:2 dhe mori kreun e tabelës.
Edhe me një barazim skuadra e ish-kampionit të botës për grupmoshën U-17, Frederik Veselit, Empoli do të kishte zënë vendin e parë. Deri këtu është normale, raporton Blick.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, nuk është aspak normale fakti se Entella me një fitore me tre gola dallim do të kishte marrë kreun e Serie B, përcjell Koha Ditore.
Pas kësaj ndeshjeje të së hënës mbrëma dhe pas nëntë xhirove të luajtura, vendi i parë dhe vendi i 14-të tash ndahen me vetëm pesë pikë. Në fakt mes liderit të ri Empolit dhe vendit të 22-të e të fundit, Cesenas, janë vetëm dhjetë pikë dallim.
Për dallim, në Serie A të Italisë dallimi mes liderit Napolit dhe Beneventos që zë vendin e fundit - të 20-in - është 24 pikë. Në Ligue 1 të Francës dallimi mes të parit dhe të fundit është 22 pikë, në La Liga të Spanjës është 21 pikë dhe në Bundesligë 18...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.