Sport

I biri i Weah's po shkëlqen në Botërorin e të rinjve

Kur je i biri i fituesit të "Topit të Artë", atëherë është me gjasë se do të jesh mjaft i rrezikshëm para portës, shkruan BBC.

Dhe duket se futbollisti legjendar i Milanit, George Weah, ka bartur shkathtësitë e tij edhe tek i biri Timothy, përcjell Koha Ditore.

Timothy 17-vjeçar, i lindur në New York dhe lojtar i PSG-së, shënoi të hënën tre gola për SHBA-në në fitoren 5:0 në Botërorin U-17 kundër Paraguait në 1/8 e finales.

Goli i tij i dytë në veçanti, një gjuajtje e bukur nga afro 16 metra duke dërguar topin në këndin e epërm, rikujtoi babanë e tij, i cili kishte shënuar një gol spektakolar kundër Veronas me Milanin në vitin 1996....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.