Sport

Chelsea në telashe pret Romën

Descriptive Text

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, pranon se problemet me lëndime me të cilat po përballet skuadra janë të vështira për t'u përballuar. Chelsea të mërkurën mbrëma e pret në shtëpi Romën, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit C të Ligës së Kampionëve.

Chelsea në këtë sfidë do të jetë pa N'Golo Kanten dhe Victor Moses, që kanë marrë lëndime muskulore e pritet të mungojnë disa javë në këtë fazë vendimtare të stinorit, shkruan sot Koha Ditore.

Po ashtu nuk është në dispozicion edhe mesfushori tjetër Danny Drinkwater, por pritet rikthimi i sulmuesit spanjoll Alvaro Morata.

Chelsea në fundjavë pësoi humbje shokuese 2:1 në udhëtim ndaj Crystal Palacet. Ishte humbja e tretë në tetë ndeshje në Premier League, vetëm dy më pak se sa kishte pësuar gjithë stinorin e kaluar kur e fitoi titullin e kampionit. Rikthimi në garat evropiane duket se e ka bërë të veten.....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.