Sport

Në mbledhjen me shumë tension e akuza bëhet zgjidhje e përkohshme për volejbollin

Vetëm minutat e parë të Kuvendit të jashtëzakonshëm të thirrur nga kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Abedin Ibrahimi, kaluan në qetësi.

Qetësi pati vetëm derisa Ibrahimi iu drejtua shkurt 57 delegatëve nga gjithsej 58 sa numëron FVK-ja. Dy orët që pasuan, në Kuvendin e mbajtur të martën në ambientet e hotelit "Emerald" në dalje të Prishtinës, ishin plot tension, shkruan Koha Ditore.

Kuvendi u ftua për të zgjedhur dy nënkryetarë dhe disa anëtarë të Bordit, pas dorëheqjeve të shumta që ndodhën muajin e shkuar nga këto pozita. Por kishte një bllok opozitar që kundërshtonte kryetarin Abedin Ibraimi, dhe që mundohej të stoponte çdo proces që niste kryetari.

Njëri prej dy nënkryetarëve të dorëhequr, Blerim Gërguri, udhëhiqte të pakënaqurit në Kuvend. Ai mban ende postin e sekretarit të përgjithshëm në Federatë....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.