Sport

Fernandinho: Napoli luan futbollin më të bukur në Evropë

Mesfushori i Manchester Cityt, Fernandinho nuk ka kursyer lëvdatat për kundërshtarin e sotëm në Ligën e Kampionëve.

Manchester City është nikoqir i Napolit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Të dy skuadrat prijnë në kampionatet respektive, madje duke dhuruar edhe spektakël në çdo ndeshje, transmeton KosovaPress.

Fernandinho ka folur në prag të kësaj sfide, ku ka kërkuar kujdes nga bashkëlojtarët e tij ndaj Napolit që sipas brazilianit është ekipi me futbollin më të bukur në Evropë.

“Ata aktualisht luajnë futbollin më të mirë në Evropë” , ka thënë Fernandinho për Gazzetta dello Sport.

“Napoli është një makineri golash dhe dhuron spektakël. Në Itali ka balancë, por duket se ata kanë diçka më tepër. Është kënaqësi të shikosh ndeshjet e tyre, katërshja e tyre në sulm janë të jashtëzakonshëm”, ka thënë braziliani.

City prinë në Grupin F me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para, kurse Napoli ka tri pikë.