Super-premi Skënderbeut për fitore ndaj Partizanit të Beogradit

Super-premi Skënderbeut për fitore ndaj Partizanit të Beogradit

17 tetor 2017 12:52

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka vendosur që për çdo fitore që ekipi i tij do marrë në Europa League, ai do i shpërblejë me shumën 100 mijë euro lojtarët, ndërsa në rast barazimi, premija do të jetë 50 mijë euro.

Edhe pse u mendua se me Partizanin e Beogradit shifra e shpërblimit për lojtarët në rast fitoreje do të ishte diçka më shumë, nuk është kështu.

Në rast se korçarët triumfojnë ndaj kundërshtarëve, do shpërblehen nga presidenti me 100 mijë euro dhe në rast barazimi shifra do të jetë 50 mijë euro.

Deri më tani, lojtarët kanë marrë vetëm një premio prej 50 mijë eurosh, pas barazimit me Jang Bojsat.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme