Sport

Përveç Kanet e Allit, Reali monitoron edhe Pochettinon

Descriptive Text

Real Madridi është duke konsideruar që në afatin kalimtar të verës të transferojë yjet e Tottenhamit, Harry Kane dhe Dele Allin, dhe jo vetëm. Kampioni i Evropës e dëshiron edhe trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettinon.

Kanë është i lidhur me një kalim në Santiago Bernabeu qe një kohë të gjatë pas sezoneve fantastike me Tottenhamin, e gjithashtu edhe Dele Alli pati formë të shkëlqyer në sezonin e kaluar, transmeton Koha.net.

Karim Benzema është sulmuesi i vetëm momentalisht në Real Madrid, me Alvaro Moratan që u transferua te Chelsea në afatin kalimtar të verës.

Megjithatë, siç raporton Goal, Kane do të shitej vetëm për një çmim prej 100 milionë eurove, e rasti Allit është i njëjtë.

Në anën tjetër Pochettino pëlqehet nga kreu i Real Madridit, Perez që nga koha e tij kur ishte te Espanyoli dhe fitorja e tij prej 2 me 1 kundër ekipit fantastik të Pep Guardiolas në Camp Nou.

Kurse edhe Pochettino dëshiron që të menaxhojë Real Madridin. Më 2015 ai kishte thënë se, “sigurisht se do të doja që ta menaxhoja Real Madridin, ai është klubi më i mirë në botë”.