Piszczek me paterica i futet zejes së trajnerit

Piszczek me paterica i futet zejes së trajnerit

17 tetor 2017 13:17

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Lukasz Piszczek, nuk po qëndron ulur në shtëpi pas lëndimit të ligamenteve të gjurit.

Ai po mundohet të marrë hapat e parë në zejen e trajnerit, duke udhëhequr ekipin e tij të parë, LKS Goczalkowice-Zdroj, shkruan Bundesliga.com.

32-vjeçari nuk pritet të luajë gjatë këtij viti pas lëndimit që e pësoi me Përfaqësuesen e Polonisë javën e shkuar, por kjo nuk po e ndalon atë që të japë instruksione nga banka, përcjell Koha Ditore.

Piszczek përveçse i ka dhënë ekipit polak një ndihmë në stërvitje, ai ka udhëhequr atë edhe drejt fitores vikendin e shkuar, me rezultatin 3:1 ndaj Bytom Sport. Atij i është mundësuar që i lënduar të jetë në rolin e trajnerit, pasi babai i tij, është nënkryetar i klubit.

Në fakt, Piszczek gjithmonë ka ndihmuar klubin e tij të parë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme