City në rrugë të mbarë për të vendosur rekord për gola

City në rrugë të mbarë për të vendosur rekord për gola

17 tetor 2017 08:44

Manchester City ka nisur stinorin në mënyrë impresive dhe po shënon gola për argëtim, ndërsa kryeson Premier Leaguen.

Me fitoren 7:2 ndaj Stoke Cityt të shtunën, Manchester City ka arritur shifrën e 29 golave në vetëm tetë xhiro, dhe skuadra e Pep Guardiolas po kryeson renditjen me dy pikë më tepër sesa Manchester Unitedi, shkruan Daily Mail.

Manchester City ka shënuar gjashtë gola kundër Watfordit dhe nga pesë kundër Liverpoolit e Crystal Palacet më herët gjatë stinorit, përcjell Koha Ditore.

City ka shënuar 3.63 gola për ndeshje mesatarisht deri më tash dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, atëherë do të shënojë në total 138 gola në 38 ndeshje në Premier League.

Për të bërë një krahasim, rekordi i golave në Premier League është 103 për një stinor, që ishte regjistruar nga Chelsea i Carlo Ancelottit në stinorin 2009/10, kur edhe fitoi titullin...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme