Xhudistet i kthehen skenës së madhe

Xhudistet i kthehen skenës së madhe

17 tetor 2017 08:52

Flaka Loxha e Loriana Kuka do të garojnë për Kosovën në kampionatin botëror të xhudos për juniorë (U-21). Botërori i juniorëve nis të mërkurën në Zagreb të Kroacisë.

Loxha 18-vjeçare garon të enjten në kategorinë deri 57 kilogramë, ndërsa Kuka 20 vjeçe paraqitet në kategorinë deri 70 kilogramë. Garat e kësaj kategorie zhvillohen të premten.

Në botëror paraqiten 633 garues nga 87 vende, ndërsa xhudistet kosovare kanë shpresë për të bërë hapin e radhës në karrierë.

Medalja eventuale do të ishte sukses shumë i madh si për Loxhën ashtu edhe për Kukën...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme