Fiorentina zyrtarisht mohon shitjen e Bernardeschi tek Interi

Fiorentina zyrtarisht mohon shitjen e Bernardeschi tek Interi

11 mars 2017 22:40

Fiorentina ka ndërmarr një hap jo të zakonshëm për të mohuar që ylli i saj Federico Bernardeschi do të bashkohet me Interin për 40 milionë euro.

Gazetari Massimo Caputi kishte raportuar me besim të plotë se marrëveshje do të kalojë, madje kishte dhënë edhe çmimin prej 40 milionë eurove, transmeton Koha.net.

Por, Fiorentina ka lëshuar një deklaratë zyrtare për të mohuar këtë.

“Fiorentina decidivisht dhe zyrtarisht (pasi më parë formalisht e kishte bërë) mohon pohimet e vazhdueshme të gazetarit Massimo Caputi në lidhje me marrëveshje e supozuar ndërmjet klubit Viola dhe Interit për shitjen e lojtarit Federico Bernardeschi”, thuhet në deklaratën e Fiorentinës.

Më tutje “Viola” thotë se, “klubi konsideron se këto pohime janë krejtësisht të pabaza dhe të ndryshe nga realiteti”.

Fiorentina ka thënë se lojtari përkundrazi gjithmonë ka shfaqur dashuri të madhe për ngjyrat tona, dhe siç është konfirmuar nga të gjithë te AFC Fiorentina, qëllimi është se Federico të vazhdojë të rritet në fanellën e violas.

“Klubi fton Caputin dhe të gjithë të tjerët që të mos shpërndajnë informacione të pavërteta në lidhje me këtë temë”, thotë klubi italian.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme