Balotelli i kërkon Milanit ta blejë Icardin

Balotelli i kërkon Milanit ta blejë Icardin

16 tetor 2017 18:53

Mario Balotelli ka kërkuar nga Milani që të blejë yllin e Interit, Mauro Icardi, pas tregolëshit në Derby della Madonnina të dielën.

Me tre golat e Icardit, Interi fitoi 3 me 2 dhe po i ikën Milanit 10 pikë në Serie A.

Tani ish-sulmuesi i dy skuadrave ka lavdëruar argjentinasin dhe i ka kërkuar Milanit të “zgjohet nga gjumi”.

“Urime për këtë djalosh, ishte i mrekullueshëm. Ai është ‘bomber’ i vërtetë. Ndoshta Milani do të zgjohet dhe do ta blejë”, ka shkruar ai në Instagram.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme