Sport

Unitedi frikësohet se Reali do të kërkojë De Gean për Balen

Descriptive Text

Manchester Unitedi raportohet se është duke u frikësuar se Real Madridi do të kushtëzojë shitjen e Gareth Balet me përfshirjen e David de Geas në marrëveshje.

Unitedi është lidhur me transferimin e Balet qe një kohë të gjatë, ndërsa së fundmi u raportua se klubi po dëshiron që ta transferojë uellsianin verën e ardhshme.

“The Mirror” raporton se Reali do të kërkojë De Gean në Bernabeu si pjesë të marrëveshjes.

Ekipi nga Manchesteri nuk dëshiron largimin e spanjollit dhe kjo mund të vë në dilemë Jose Mourinhon.