Kloppi kritikon përsëri stilin e lojës së Unitedit të Mourinhos

Kloppi kritikon përsëri stilin e lojës së Unitedit të Mourinhos

16 tetor 2017 13:44

Trajneri i Liverpoolit ka kritikuar edhe njëherë mënyrën e lojës së Manchester United.

Derbi më i madh anglez mes Liverpoolit dhe Manchester United është mbyllur dhe me pak raste nga të dyja skuadrat.

Që loja të ishte e mbyllur ndikoi shumë taktika e Jose Mourinhos, i cili kishte vendosur të mbrohej përgjatë 90 minutave dhe kjo mënyrë e lojës nuk i ka pëlqyer kundërshtarit të tij Jurgen Klopp, që edhe njëherë ka theksuar se ekipi i tij nuk do të luante kurrë një futboll të tillë, transmeton KosovaPress.

“Pothuajse të gjitha gjërat që Manchester United i ka bërë atë ditë janë të qarta. Nuk është puna ime të merrem më shumë me ta. Jose ka bërë atë që mendon se është e drejtë dhe ne duhet të pajtohemi me këtë”, ka thënë Klopp.

“Ata duan ta fitojnë titullin dhe unë jam i sigurt se Liverpooli edhe po të mbetet edhe për 125 vite pa titull nuk do të luajë në atë mënyrë. Ne nuk i lejojmë vetes që të qëndrojmë prapa dhe vetëm të presim kundërshtarin. Kjo është e pamundur”, ka përfunduar Klopp.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme