Sport

Eubank Jr. i vetëdijshëm për rreziqet e boksit

Shumë boksierë marrin lëndime të trurit. Kjo është mjaft e thjeshtë. Sipas një raporti të vitit 2013 nga Asociacioni i Neurokirurgëve, rreth 90 për qind e boksierëve pësojnë lëndime të trurit të ndonjë përmase gjatë karrierës së tyre.

Nuk është befasi që një nga boksierët më me emër, ish-kampioni i botës në dy kategori të ndryshme, Carl Framptoni i Irlandës së Veriut, ka reduktuar numrin e sparingut që bën, për të reduktuar rrezikun që të ketë probleme më vonë në jetë, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.

Mirëpo Chris Eubank Jr., një yll në rritje në kategorinë super të mesme të boksit profesionist dhe i biri i ish-kampionit të botës në dy kategori të ndryshme Chris Eubank, ka vënë në pyetje vendimin e Framptonit dhe thotë se ai kurrë nuk do të shqyrtonte mundësinë që të reduktonte regjimin e sparingut.

Boksierët gjatë fazave përgatitore bëjnë sparing me boksierë të tjerë, duke ia përshtatur stilit të kundërshtarit me të cilin do të përballen...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.