Sport

Spalletti e cilëson si të vështirë fitoren ndaj Milanit

Descriptive Text

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka thënë se skuadra e tij e pati të vështirë përballjen me Milanin të cilën e fitoi 3 me 2 falë tre golave të Mauro Icardit.

Suso dhe Bonaventura realizuan për Milanin duke e barazuar dy herë rezultatin, por Icardi u tregua i saktë edhe në minutën e fundit duke realizuar nga penaltia për të fituar ndeshjen e shtatë në tetë xhiro.

“Fitorja e këtyre ndeshjeve të entuziazmon, por nëse e analizojmë me kujdes, ishim shumë profesionistë për të kuptuar ndeshjen në momentet kryesore dhe arritëm të vendosim për derbin. Gjithsesi, duhet të përmirësohemi akoma, sepse kohë pas kohe kishim ngecje”, ka thënë Spalletti.