Edicionin e parë si profesionist basketbollisti Arif Mehmetaj po e luan në Kosovë. Mehmetaj, 23-vjeçar, këtë edicion po e bart fanellën e Golden Eagle Yllit në IP Superligën e Kosovës.
Ai në dy ndeshjet e para të këtij edicioni, ku Ylli ka regjistruar një fitore e një humbje, është treguar ndër më të dalluarit në parket, shkruan sot Koha Ditore. Në triumfin kundër Kerasan Prishtinës, Mehmetaj ka shënuar 28 pikë, kurse 14 tjera shënoi në humbjen ndaj Rahovecit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, Mehmetaj insiston se ky është vetëm fillimi, pasi thotë se gradualisht po adaptohet në basketbollin e Kosovës.
Ai premton paraqitje shumë më të mira në vazhdim të kampionatit, duke besuar se me Yllin mund të sigurojnë pjesëmarrjen në garat e plejofit të Kosovës....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.