Sport

Batatina: Referimi më skandaloz që nga pranimi në UEFA e FIFA

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka akuzuar gjyqtarët që ekipi i tij sot nuk mori pikët e plota ndaj Ferizajt, duke lënë kështu prapa luftës për titull të Superligës.

Llapi ndau pikët me Ferizajn pas barazimit pa gola në “Zahir Pajaziti”.

Batatina pas takimit ka thënë se gjyqtari i takimit Mervan Bejtullahu nuk akordoi dy penalti të pastra në favor të skuadrës së tij, raporton KTV.

“Këtë ndeshje e vendosën gjyqtarët, pikërisht Mervan Bejtullahu, i cili nuk dha dy penallti për skuadrën tonë. Nëse dikujt i pengon Llapi, le të tregojnë mos të investojmë kot. Ky është referimi më skandaloz që ka ndodhur pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Ferizaj si duket kishte ardhur për t’u larë në banjën e Lluzhanit pasi tërë kohën rrinin të shtrirë në fushë. Llapi nuk do të ndalet pasi ka shumë lojë deri në fund”, ka thënë Batatina për KTV.

Llapi tani mban vendin e katërt në ligë me 40 pikë të mbledhura pas 21 xhirove.