Dortmundi ka pësuar humbje në shtëpi në derbin e javës së tetë në Bundesligë ndaj Leipzigut.
Mysafirët fituan këtë përballje me rezultat prej 2 me 3, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAubameyang kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 4, por shifrat i barazoi Leipzigu vetëm gjashtë minuta më vonë për Sabitzerit.
Poulsen i dha epërsinë Leipzigut në mnutën e 25, ndërsa Augustin shënoi për rezultatin 1 me 3.
Dortmundi mbeti me një lojtar më pak në fushë kur me të kuq u ndëshkua Sokratis në minutën e 47.
Më pas edhe Ilsanker i Leipzigut u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 56.
Dortmundi arriti të shënojë edhe njëherë përmes Aubameyangut, që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 64.