Lazio “gjunjëzon” Juven, Strakosha vendimtar Foto: Reuters

Lazio “gjunjëzon” Juven, Strakosha vendimtar

14 tetor 2017 19:49

Derbi i javës së tetë në Serie A ndërmjet Juventusit dhe Lazios, i ka takuar skuadrës mysafire, takim në të cilin portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha u tregua vendimtar.

Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Costas, i cili shënoi në minutën e 24, transmeton Koha.net.

Në pjesën e dytë Lazio arriti të përmbysë disavantazhin duke shënuar dy herë. Ishte sulmuesi italian Ciro Immobile ai që shënoi të dy golat për t’i dhënë pikët e plota skuadrës së tij.

Golin e parë e shënoi në minutën e 47 pas një asistimi nga Luis Alberto, kurse të dytin nga penaltia në minutën e 54.

Në minutën e 90+7 pikët e plota Lazios ia siguroi Thomas Strakosha duke e pritur penaltinë e Paulo Dybalas.

këtë fitore Lazio ka 19 pikë në vendin e katërt, po aq sa kanë Juventusi e Interi në vendin e tretë dhe dytë, ndërsa është dy pikë prapa liderit Napoli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme