Sport

Hertha mposht Dortmundin

Dortmundi ka pësuar humbje sot në udhëtim te Hertha e Berlinit me rezultat 2 me 1, transmeton Koha.net.

Vendasit filluan për mrekulli takimit duke kaluar në epërsi në minutën e 11 përmes Kalous, që shënoi pas asistimit nga Ibiseviq.

Në pjesën e dytë shifrat i barazoi sulmuesi i rrezikshëm Aubameyang kur po zhvillohej minuta e 55.

Por, epërsinë e Herthës e riktheu Plattenhardt, duke shënuar në minutën e 71.

Dortmundi pas kësaj humbje mban vendin e tretë me 43 pikë, kurse Hertha ka 40 pikë në vendin e pestë.