Dortmundi ka pësuar humbje sot në udhëtim te Hertha e Berlinit me rezultat 2 me 1, transmeton Koha.net.
Vendasit filluan për mrekulli takimit duke kaluar në epërsi në minutën e 11 përmes Kalous, që shënoi pas asistimit nga Ibiseviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pjesën e dytë shifrat i barazoi sulmuesi i rrezikshëm Aubameyang kur po zhvillohej minuta e 55.
Por, epërsinë e Herthës e riktheu Plattenhardt, duke shënuar në minutën e 71.
Dortmundi pas kësaj humbje mban vendin e tretë me 43 pikë, kurse Hertha ka 40 pikë në vendin e pestë.