Manchester City i pamëshirshëm ndaj Stoke Cityt, merr kreun Foto: Reuters

Manchester City i pamëshirshëm ndaj Stoke Cityt, merr kreun

14 tetor 2017 17:51

Manchester City ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme në përballjen e sotme ndaj Stoke Cityt.

Skuadra e Pep Guardiolas ka shpërthyer në takimin e sotëm duke arkëtuar pikët e plota pas fitores prej 7 me 2.

Manchester City shënoi tre herë në pjesën e parë përmes Gabriel Jesusit, Sterlingut, e David Silvas, kurse golin e vetëm për mysafirët në këtë pjesëlojë e shënoi Diouf, raporton Koha.net.

Në pjesën e dytë Stoke City e ngushtoi epërsinë në 3 me 2 kur Walker shënoi autogol.

Por, në vazhdim të takimit “Qytetarët” ishin të pandalshëm duke shënuar edhe katër herë.

Gabriel Jesus, Fernandinho, Sane, e portugezi Bernardo Silva shënuan katër golat e tjerë për Manchester Cityn.

Skuadra e Guardiolas tani është lider me 22 pikë, përderisa Stoke City në vendin e 15 ka 8 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme