Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni “shkel” Freiburgun

Bayern Munich ka fituar me rezultat të thellë përballjen e sotme ndaj Freiburgut në Bundesligë.

Kampioni gjerman arkëtoi pikët e plota duke shënuar fitore prej 5 me 0, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Epërsinë e parë Bayerni e krijoi në minutën e tetë nga një autogol i Schusterit. Kurse Coman e dyfishoi epërsinë në minutën e 42.

Në pjesën e dytë Bayerni shënoi edhe tre herë përmes Alcantaras, Lewandowskit dhe Kimmichit.

Pas kësaj fitore Bayerni ka 19 pikë dhe mban vendin e dytë, dy më pak se Dortmundi që është lider.