Sport

Dashuria për ekipet evropiane bashkon tifozët në Irak

Adhuruesit e futbollit në Irak ishin veshur me fanella të kuqe dhe po uleshin nëpër tavolinat e një kafeneje në Baghdad. Ata ishin të entuziazmuar për shkak se po tuboheshin për "dashurinë" e tyre të përbashkët - Manchester Unitedin.

Duke bërtitur, mallkuar dhe eventualisht festuar së bashku, ata shikojnë fitoren e ekipit nga Anglia që është shumë larg tyre. "United, United! United!", dëgjoheshin brohoritjet brenda kafenesë, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa stadiumet e njohura si "Old Trafford" apo "Camp Nou" mund të jenë më mijëra kilometra larg, mbështetja për disa nga ekipet më të dashura të Evropës ofron një rast të rrallë për tifozët në Irak që të mblidhen së bashku dhe të harrojnë për pak orë problemet që shfaqen në shtetin e tyre, çdo ditë.

(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.