Mascherano pensionohet pas Botërorit

Mascherano pensionohet pas Botërorit

12 tetor 2017 19:54

Ylli i Argjentinës, Javier Mascherano, ka thënë se do të pensionohet nga kombëtarja pas Botërorit të verës së ardhshme.

33-vjeçari ka përfaqësuar Argjentinën në 139 ndeshje. Ai ka thënë se do të largohet nga Argjentina në fund të verës së ardhshme.

“Për shumë njerëz storia tashmë do të përfundonte, por faleminderit Zotit që nuk ndodhi për mua. Nëse arrij të shkoj në Rusi, aty do të jetë fundi. E di sigurt”, ka thënë Mascherano për gazetën spanjolle “Sport”.

Mascherano ka thënë se ëndërron që të fitojë këtë trofe.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme