Pronari i PSG-së po hetohet nga Zvicra

Pronari i PSG-së po hetohet nga Zvicra

12 tetor 2017 18:49

Një gjykatë zvicerane ka nisur një hetim kundër Nasser Al-Khelaifit, pronarit të Paris Saint-Germainit dhe ish sekretarit gjeneral të FIFA-s Jerome Valcke

Al-Khelaifi është anëtar i rëndësishëm i komitetit organizues të Botërorit të FIFA-s në Katar dhe nga gazeta franceze “L’Equipe” është vlerësuar si personi më i fuqishëm në futbollin francez.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Zvicër ka thënë të enjten se dyshohet që “Jerome Valcke ka pranuar avantazhe nga një biznesmen në sektorin e të drejtave televizive për disa shtete lidhur me Botërorët 2018, 2022, 2026 dhe 2030 dhe nga Nasser Al-Khelaifi në lidhje me dhënien e të drejtave mediale për disa shtete lidhur me Botërorët 2026 dhe 2030”.

Al-Khelaifi bëri bujë në futbollin ndërkombëtar edhe këtë verë duke thyer rekordin për transferimin më të shtrenjtë duke blerë Neymarin nga Barcelona për 222 milionë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme