Sport

Katanecin nuk e josh Kosova, por s'e përjashton si mundësi

Descriptive Text

Sreçko Katanec deri më tash ka qenë emri më i përfolur për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova prej të hënës është pa përzgjedhës. Me marrëveshje të dyanshme me Federatën e Futbollit të Kosovës, Albert Bunjaki, është larguar nga posti i përzgjedhësit të Kosovës menjëherë pas ndeshjes së humbur 2:0 nga Islanda. Por gjasat që slloveni i njohur, Katanec, të zërë vendin e Bunjakit nuk vlerësohen të mëdha.

Vetë Katanec, të mërkurën mbrëma, është përgjigjur me "jo, jo", kur është pyetur nga gazeta për mundësinë që të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Kosova e Katanec kanë një të përbashkët në fakt - vijnë nga një cikël i pasuksesshëm eliminator për botërorin "Rusia 2018". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.