Sport

Pogba: Arsenali, ekipi i zemrës sime

Descriptive Text

Florentin Pogba është duke u përgatitur që të përballet me vëllanë e tij të vogël Paulin dhe Manchester Unitedin në Europa League, por ka pranuar se “Arsenali është klubi i zemrës sime”.

Vëllezërit Pogba do të përballen sonte në Old Trafford në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt.

Në një intervistë për “The Guardian”, Pogba i madh ka thënë: “Arsenali është klub i zemrës sime. I kam përkrahur që prej kohës kur ishin të pamposhtur – çfarë ekipi!”

“E keqja e profesionistit është që pak keni rast t’i shikoni ekipet tjera, prandaj nuk kam pasur mundësi të shkojë në Emirates [Stadiumi i Arsenalit]. Por një ditë do të shkoj”.

Kjo nuk është hera e parë që 26-vjeçari pranon simpatinë për klubin londinez. Një gjë të tillë e kishe pranuar edhe në tetor të vitit 2016 për TF1.

“Të luaj në Angli është ëndërr e kamotshme. E kisha mundësinë këtë verë. A ka ndonjë ekip që preferoj? Arsenali”, kishte thënë Florentin Pogba.