Sport

Derbi në Prizren kthen ekipet katër muaj prapa

Në kohën kur Bashkimi e Peja duhet të zhvillojnë ndeshjen e tretë kampionale ndërmjet tyre, dy prej skuadrave të mëdha të basketbollit kosovar e luajnë ndeshjen e parë.

Bashkimi të shtunën (sot, 19:00) në Prizren e pret Pejën, në ndeshjen e mbetur të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Fundjava në fakt është e rezervuar për ndeshjet e xhiros së 21-të, në kuadër të së cilës po ashtu duhet të takohen Bashkimi e Peja. Por ndeshja e xhiros së 21-të nuk do të luhet këtë fundjavë, për të lënë termin të lirë për ndeshjen e xhiros së shtatë, që ishte dashur të zhvillohej më 12 apo 13 nëntor të vitit të kaluar. Peja e Bashkimi ishte dashur të takoheshin edhe në fund të dhjetorit, në kuadër të xhiros së 14-të, por edhe ajo ndeshje ishte shtyrë.

Ndeshjet janë shtyrë me kërkesë të klubeve për shkak të koncentrimit për gara ndërkombëtare, përkatësisht për t'u përgatitur dhe për të ruajtur forcën për ndeshje të rëndësishme në FIBA Europe Cup dhe Ligën Ballkanike. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.