Sport

Panamaja shpall festë kombëtare pasi u kualifikua për Botëror

Presidenti i Panamasë ka deklaruar ditën e sotme festë kombëtare pasi kombëtarja arriti të kualifikohej për herë të parë në Kampionat Botëror.

Kualifikimi në turneun më të madh, që nis qershorin e vitit të ardhshëm, u sigurua pasi Panamaja mposhti Costa Rican 2 me 1 të martën në mbrëmje.

“Zëri i qytetarëve u dëgjua... Nesër do të jetë festë kombëtare”, ka shkruar presidenti i shtetit Juan Carlos Varela në Twitter.