Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

11 tetor 2017 12:13

Liga e Kombeve të UEFA-s është kompletuar sot dhe përfaqësuesja e Kosovës gjendet në grupin e fundit, të quajtur Liga D.

Kosova, Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksemburgu, Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtejni, Malta, Andora, San Marino dhe Gjibraltari, do të jenë në Ligën e fundit.

Përfaqësueset do të ndahen në katër grupe me katër ekipe dhe katër fituesit e grupeve do të kalojnë në Ligën C për edicionin e vitit 2020.

Katër ekipet e para që nuk kualifikohen në Europianin 2020 do të hyjnë në play-off në marsin e vitit 2020 për të garuar për një vend.

Në Ligën A do të jenë Gjermania, Portugalia, Belgjika, Spanja, Franca, Anglia, Zvicra, Italia, Polonia, Islanda, Kroacia dhe Holanda.

Ekipet do të ndahen në katër grupe me tri përfaqësuese. Fituesit e grupeve do të garojnë me njëra tjetër në finalet e Ligës së Kombeve në qershor të vitit 2019 për t’u bërë fitues i kësaj Lige. Mikpritësi do të jetë njeri nga ekipet finaliste, transmeton Koha.net.

Ekipet që përfundojnë të fundit në grupe do të kalojnë në Ligën B për edicionin 2020.

Top-katër ekipet që nuk kualifikohen për Europianin 2020 do të luajnë në play-off për një vend në Europian.

Austria, Uellsi, Rusia, Sllovakia, Ukraina, Republika e Irlandës, Bosnja, Irlanda Veriore, Danimarka, Republika Çeke dhe Turqia janë në grupin B.

Edhe këto përfaqësuese do të ndahen në katër grupe me tri ekipe. Katër fituesit e grupeve do të kalojnë në Ligën a, derisa ekipet e fundit bien në Ligën C.

Katër ekipet që nuk kualifikohen në Euro 2020 do të luajnë në play-off për një vend në Europian.

Shqipëria bën pjesë në grupin C së bashku me Hungarinë, Rumaninë, Skocinë, Slloveninë, Serbinë, Norvegjinë, Malin e Zi, Izraelin, Bullgarinë, Finlandën, Çipron, Estoninë dhe Lituaninë.

Ekipet do të ndahen në një grup me tre përfaqësuese dhe tri grupe tjera me katër përfaqësuese. Fituesit e grupeve do të kalojnë në Ligën B derisa ekipet e fundit do të bien në grupin D për edicionin 2020.

Fituesit e grupeve që nuk kualifikohet për Euro 2020 do të luajnë në play-off për një vend në europian.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme