Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho: Ndeshja kundër Liverpoolit është si krejt ndeshjet tjera

Jose Mourinho ka tentuar të ulë rëndësinë e vizitës së Manchester Unitedit te Liverpooli të shtunën, duke thënë se ndeshja ka vlerën e tri pikëve, si të gjitha ndeshjet tjera.

Unitedi dhe Manchester City prijnë në Premier Ligë vetëm me një gol dallim dhe mbesin të pamposhtura në shtatë ndeshjet e para të këtij sezoni, por vizita në Anfield – stadium në të cilin Mourinho është përfshirë në disa zënka gjatë viteve të fundit – është testi më i vështirë sivjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është ndeshje për tre pikë, jo për katër. Sikur të ishim në një moment kur dueli do të ishte mes dy ekipeve të barabarta, atëherë do të kishte rëndësi më të madhe, por në këtë rast jo”, ka thënë Mourinho për Sky Sports.

“Në të njëjtën kohë, këto lloje të ndeshjeve, çdo moment i tyre luan rol të madh. Do të luajmë kundër një ekipi të mirë me lojtarë shumë të mirë”, ka shtuar ai.